Collector
Rikthehet legjenda britanike Cobra GT | Collector
Rikthehet legjenda britanike Cobra GT
Telegrafi

Rikthehet legjenda britanike Cobra GT

AC Cars e konsideron veten prodhuesin më të vjetër aktiv të automjeteve në Britani. Tani marka vjen me krijimin e saj më të fundit: coupe-n e re Cobra GT. AC dëshiron të fillojë të prodhojë më shumë vetura, në fakt shumë më tepër. Dhe kjo coupe e re, së bashku me Cobra GT Roadster të zbuluar së fundmi , feston të kaluarën e markës ndërsa shikon drejt së ardhmes. AC Cars e di se çfarë duan klientët e Cobra-s: një motor V8 të madh dhe të fuqishëm. Kjo veturë e ofron këtë. Versioni standard prodhon 433 kuaj fuqi, ndërsa versioni i përmirësuar jep një fuqi marramendëse prej 710 kuaj fuqi. Kjo veturë duhet të jetë e aftë të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.5 sekonda. /Telegrafi/

Go to News Site