Collector
Emocionet Erdogan, vajza me sindromën Down e puth dhe e përqafon gjatë fjalimit | Collector
Emocionet Erdogan, vajza me sindromën Down e puth dhe e përqafon gjatë fjalimit
Telegrafi

Emocionet Erdogan, vajza me sindromën Down e puth dhe e përqafon gjatë fjalimit

Një moment prekës gjatë një eventi zyrtar në Turqi është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një vajzë me sindromën Down i rrëmbeu vëmendjen presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 573-vjetorit të pushtimit të Stambollit, ku Erdogan po mbante një fjalim para të pranishmëve. Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në internet, presidenti shihet duke i dhënë vajzës një shumë simbolike parash. - YouTube www.youtube.com Menjëherë pas kësaj, ajo iu afrua dhe e përqafoi me shumë ngrohtësi, duke krijuar një moment spontan që emocionoi jo vetëm Erdoganin, por edhe të pranishmit në ceremoni. Momenti është shpërndarë në rrjete sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një nga skenat më prekëse të eventit, duke vënë në pah spontanitetin dhe ngrohtësinë e vajzës që për pak çaste u bë qendra e vëmendjes në ceremoninë përkujtimore. /Telegrafi/

Go to News Site