Collector
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues | Collector
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues
Telegrafi

Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të muajit qershor. “Dardanët” do të përballen me Kombëtaren e Çekisë në udhëtim, në një test të rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda dhe skuadrën e tij. Ndeshja do të luhet në epet Arena në Pragë, me fillim nga ora 16:00. Franco Foda ka vendosur të startojë me dy sulmues nga minuta e parë, duke treguar qartë synimet ofensive të Kosovës në këtë përballje. Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani do ta udhëheqin sulmin, ndërsa Ilir Krasniqi dhe Ermal Krasniqi, po ashtu luajnë nga minuta e par. Formacionet zyrtare: Çekia : Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek, Kuchta Kosova : Muric, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E. Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani /Telegrafi/

Go to News Site