Collector
Malisheva nënkampione, Llapi mbetet në barazh | Collector
Malisheva nënkampione, Llapi mbetet në barazh
Telegrafi

Malisheva nënkampione, Llapi mbetet në barazh

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 36-të në Superligën e Kosovës, ku u dhanë edhe verdiktet e fundit të kampionatit. Me përfundimin e ndeshjeve të sotme, Malisheva e ka arritur për herë të parë në histori të klubit ta mbyllë sezonin si nënkampione, duke u renditur në pozitën e dytë. Malisheva e siguroi këtë vend pas fitores ndaj Dritës me rezultat 3-2. Për Malishevën shënuan Besnik Ferati dhe Mevlan Zeka (2 gola), duke përmbysur epërsinë e Dritës nga pjesa e parë, kur për mysafirët kishin realizuar Oniks Grezda dhe Mike Artur. Dukagjini fitoi me rezultat 1-0 ndaj Ballkanit, me golin e vetëm të shënuar nga Mërgim Peçqeli. Gjilani e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 3-2. Golat për Gjilanin i shënuan Armend Thaqi, Blerind Morina dhe Senad Jaroviq, ndërsa për Prishtinën e Re realizuan Rion Rushiti dhe Astrit Berisha. Drenica mori tri pikë shumë të rëndësishme për mbijetesë në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1. Për Prishtinën shënoi Albin Krasniqi, ndërsa për Drenicën realizuan Iqballa Jashari dhe Indrit Prodani. Llapi, edhe pse fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 3-2, do të luajë në barazh. Renditja përfundimtare Drita e mbylli kampionatin si kampione me 66 pikë, ndërsa Malisheva u rendit e dyta me 59 pikë. Ballkani përfundoi i treti me 58 pikë. Dukagjini e mbylli në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Gjilani me po aq pikë (51) në vendin e pestë. Drenica me 50 pikë është e gjashta, ndërsa Prishtina me 49 pikë e shtata. Llapi mbeti në pozitën e tetë me 49 pikë, për shkak të ndeshjeve direkte me Prishtinën, dhe do të luajë në barazh me Dinamon e Ferizajt. Ferizaj dhe Prishtina e Re e përfunduan sezonin në dy pozitat e fundit. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Go to News Site