Telegrafi
Pas Malishevës kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku ka vazhduar në qytetin e Suharekës. Nga ky qytet, Abdixhiku u zotua për ulje të çmimeve të produkteve bazike. ‘’U zotuam për projektet që e transformojnë Kosovën. Për projektet që prej pesë vitesh vetëm janë premtuar e nuk janë kryer kurrë. Do t’i përfundojmë! Në kohë rekord". "Ministrat e LDK-së nuk do të rrinë në Facebook e në kafe. Do të jenë nga mëngjesi deri në mbrëmje në terren, në punë, sepse nuk kemi më kohë për të humbur’’, tha Abdixhiku.
Go to News Site