Collector
Çfarë po ndodh mes çiftit të Big Brother? Monika Kryemadhi: Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon | Collector
Çfarë po ndodh mes çiftit të Big Brother? Monika Kryemadhi: Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon
Telegrafi

Çfarë po ndodh mes çiftit të Big Brother? Monika Kryemadhi: Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon

E ftuar në panelin e “She’s On Top”, Monika Kryemadhi, ka folur hapur për raportin me banorët e BBVIP 5 pas përfundimit të spektaklit. Ndërsa fliste për Brikenën, Monika është shprehur se ajo mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon, duke uruar që marrëdhënia e tyre të jetë sa më e gjatë. “Shumë e mirë. Jemi takuar te grimi për post-BBVIP. Pastaj nuk jam takuar më. Nuk kam takuar shumë njerëz pas Big Brother-it. Brikena më pëlqen. Mateo nuk më pëlqen më shumë se Brikena. Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon. Shpresoj që lidhja e tyre të jetë sa më e gjatë”, u shpreh Monika. Foto: YouTube Për Rogertin, Monika u shpreh se me të ka ruajtur komunikimin në rrjetet sociale, duke shtuar se ai është shumë ndryshe në jetën reale, ndërsa në BBVIP zgjodhi të tregonte anën e tij më të ashpër. “Në Instagram komunikoj me Rogertin, me Gretën. Ai nuk është ashtu si në BB. Në BB donte të tregonte anën e keqe të një individi për të mbijetuar”, theksoi tutje. Po ashtu, Monika tregoi se raporte të mira ka ruajtur edhe me dy ish-banoret e tjera, Selin dhe Gretën. “Edhe me Selin kam komunikuar. Këtë të diel takova Gretën me Onon. I thashë që je bërë shumë e bukur. Më bëri shumë përshtypje”, deklaroi mes tjerash. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site