Collector
Festimi i Arsenalit thyen rekordin e Anglisë - shikoni skenat fantastike nga Londra | Collector
Festimi i Arsenalit thyen rekordin e Anglisë - shikoni skenat fantastike nga Londra
Telegrafi

Festimi i Arsenalit thyen rekordin e Anglisë - shikoni skenat fantastike nga Londra

Zhgënjimi i Arsenalit pas humbjes me penallti në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së u kthye shumë shpejt në një shpërthim festimesh në Londër, ku tifozët “pushtuan” rrugët e Londrës veriore për paradën e titullit. Lojtarët dhe stafi i klubit dolën me autobusë me çati të hapur, duke festuar titullin e parë të Ligës Premier pas 22 vjetësh, në një itinerar rreth pesë milje. Tifozët u mblodhën nga të gjitha anët për t’i përshëndetur heronjtë e tyre, ndërsa shumë prej tyre kishin zënë vendet më të mira qysh disa orë më herët. Sipas policisë, parada e sotme e Arsenalit është më e madhja në historinë e futbollit anglez, me vlerësime se mbi 1.5 milion njerëz kanë mbushur rrugët e kryeqytetit. Londra veriore u ngjyros e tëra me të kuqe, me flamuj, pishtarë dhe një “det” fanellash që shoqëroi procesionin. Rreth orës 14:00, autobusi kryesor u shfaq pranë stadiumit “Emirates” mes një reje tymi të kuq, ndërsa trajneri Mikel Arteta dhe kapiteni Martin Odegaard pozuan me trofeun e Ligës Premier mes duartrokitjeve të pandalshme. Arteta u pa me syze dielli, Declan Rice ishte në krye të katit të sipërm të autobusit, ndërsa edhe maskota e klubit, Gunnersaurus, iu bashkua festës. Autobusi lëvizte me ritëm të ngadalshëm, duke u dhënë mundësi tifozëve ta shijonin sa më gjatë momentin dhe t’i shihnin nga afër futbollistët që i sollën klubit titullin e pritur prej vitesh. ????????: Metropolitan Police confirms that Arsenal's parade is the biggest ever parade held in the country. Over 1.5 million people estimated. pic.twitter.com/joCMNTIEv9 — The Touchline | ? (@TouchlineX) May 31, 2026 Pavarësisht frikës se humbja në Budapest mund ta zbehte atmosferën, ndodhi e kundërta: gëzimi dominoi gjithçka. Edhe Gabriel, i cili humbi një penallti vendimtare në finalen ndaj PSG-së, u pa në pjesën e përparme të autobusit me kapelë dhe syze, teksa sirenat, boritë dhe tymi i kuq nga fishekzjarrët mbushnin qiellin. A reported ONE MILLION Arsenal fans pack the streets of London to celebrate the club's Premier League triumph pic.twitter.com/aSnXOWdSEo — Hayters TV (@HaytersTV) May 31, 2026 Në procesion morën pjesë gjithsej katër autobusë, një për ekipin e meshkujve, një për stafin e trajnerëve, një për ekipin e femrave dhe një tjetër ku ndodheshin përfaqësues të komunitetit, disa tifozë dhe staf shtesë. Arsenali e kishte fituar titullin për herë të fundit në sezonin 2003/04, por thatësira u mbyll më në fund. Me temperatura rreth 23 gradë Celsius dhe mot të kthjellët me re të herëpashershme, kryeqyteti anglez përjetoi një ditë feste që do të mbahet mend gjatë. YOUR PREMIER LEAGUE 2025/26 CHAMPIONS ARE HERE. pic.twitter.com/v9W0VpepOV — Connor Humm (@TikiTakaConnor) May 31, 2026 Kjo ishte në kontrast të plotë me mëngjesin e së dielës, kur ekipi u largua nga Budapesti i dëshpëruar pas finales, por në Londër e tregoi se sezoni i tyre – pavarësisht dhimbjes evropiane – u kurorëzua me trofeun që iu kishte munguar për kaq shumë kohë. /Telegrafi/

Go to News Site