Collector
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit | Collector
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit
Telegrafi

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Mbrojtësi i Egzon Bejtullai ka kryer me sukses operimin pas lëndimit të rëndë të pësuar në ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes mes Dritës dhe Ballkanit. Bejtullai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas disa ditësh trajtimi dhe terapie, ndërsa sipas raportit mjekësor operacioni ka rezultuar i suksesshëm. Tani ai pritet të fillojë fazën e rikuperimit dhe rehabilitimit. 32-vjeçari mbetet futbollist i lirë nga data 30 qershor, kur i skadon kontrata me Dritën. Megjithatë, pavarësisht lëndimit, interesimi për të mbetet i lartë, pasi disa skuadra nga Kosova dhe jashtë saj po e monitorojnë situatën e tij, duke vlerësuar kontributin e tij të deritanishëm dhe eksperiencën në futbollin kosovar. Edhe Drita gjithashtu synon ta ndalë mbrojtësin tetovar në radhët e veta. Bejtullai ka qenë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Dritës në sezonet e fundit, duke ndihmuar klubin në fitimin e dy titujve kampion dhe duke qenë pjesë kyçe e suksesit të skuadrës ku u futën në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Nga klubi është konfirmuar se lojtari pritet të dalë nga spitali shumë shpejt dhe të nisë procesin e rehabilitimit. Drita i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushë. /Telegrafi/

Go to News Site