Collector
RRIDHNI, LOTËT E MI | Collector
RRIDHNI, LOTËT E MI
Telegrafi

RRIDHNI, LOTËT E MI

Lexo po ashtu: John Dowland, rapsodi i harruar që rrinte pezull në dëshpërimin e heshtur: Rokeri i parë i Anglisë! Muzika dhe teksti: John Dowland (1596) Përktheu: Agron Shala Rridhni, lotët e mi, pikoni nga krojet tuaja! Përgjithmonë i mërguar, më lini të vajtoj; Atje ku zogu i zi i natës këndon çnderimin e tij të trishtuar, Atje i braktisur më lini të jetoj. Shuhuni, drita të kota, mos ndriçoni ma! Për ata që në dëshpërim vajtojnë fatet e tretura As netët nuk janë sa duhet të errëta Drita vetëm turpin ua shpërfaq. Kurrë mos u lehtësofshin hidhërimet e mia, Meqë mëshira ka mbaruar; Dhe lotët, psherëtimat e rënkimet e mia Ditët e mia të lodhura nga çdo gëzim i kanë shuar. Nga maja më e lartë e lumturisë Fati im është rrëzuar; Dhe frika, pikëllimi e dhimbja për fajet e mia Janë shpresat e mia, tani që shpresa ka shkuar. Dëgjoni! Mësoni ta përbuzni dritën; Ju hije që jetoni në terr, Që s’e ndieni përbuzjen e botës. Lum, lum ju që jeni në ferr. - YouTube

Go to News Site