Telegrafi
Franca dhe aleatët e saj ndaluan një anije cisternë ruse të naftës në Atlantik gjatë fundjavës, , e cila është e sanksionuar, ka njoftuar presidenti francez, Emmanuel Macron. Anija “Tagor” u ndalua në ujëra ndërkombëtare me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë. “Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin e detit dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, tha Macron. Raportohet se që nga shtatori, Franca ka ndaluar tre anije të tjera që besohet se i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë. Rusia thuhet se ka ndërtuar një flotilje me cisterna të vjetra nafte me pronësi të errët për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, si dhe SHBA dhe grupi i kombeve G7. Anijet e flotës në hije shpesh ndryshojnë flamujt që valëvisin, një praktikë e njohur si kërcim flamujsh, ose përdorin regjistrime të pavlefshme në një përpjekje për t'i shpëtuar ndjekjes. Gati 600 anije të dyshuara si pjesë e flotës në hije të Rusisë janë subjekt i sanksioneve të BE-së. /Telegrafi/
Go to News Site