Collector
Shqiptohen 233 gjoba në Ferizaj, ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin maj | Collector
Shqiptohen 233 gjoba në Ferizaj, ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin maj
Telegrafi

Shqiptohen 233 gjoba në Ferizaj, ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin maj

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë muajit maj 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 233 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. |Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:- Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë- Përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë"- Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Go to News Site