Collector
Andrea Bocelli spektakël në Stamboll - një koncert që la publikun pa frymë | Collector
Andrea Bocelli spektakël në Stamboll - një koncert që la publikun pa frymë
Telegrafi

Andrea Bocelli spektakël në Stamboll - një koncert që la publikun pa frymë

Tenori italian me famë botërore, Andrea Bocelli, performoi në Stamboll si pjesë e një turneu botëror që shënon 30-vjetorin e albumit të tij historik "Romanza". Koncerti u mbajt në stadiumin Tupras në Beshiktas, një nga lagjet qendrore të Stambollit në anën evropiane të qytetit. Bocelli performoi një repertor të veçantë të ndërtuar rreth Romancës, dhe gjithashtu interpretoi vepra të famshme, duke përfshirë Vivere, Vivo per Lei dhe Caruso. Foto: YouTube Këngëtari turk i muzikës pop, Kenan Dogulu, u shfaq si i ftuar special gjatë koncertit dhe ndau skenën me Bocellin. Gjatë performancës në Stamboll, Bocelli shoqërohej nga dirigjenti Marcello Rota, sopranoja Serena Gamberoni, baritoni Roberto De Candi dhe violinistja Anastasiya Petrysak. Koncerti ngjalli interes të madh nga publiku, morën pjesë personalitete të njohura nga bota e artit, sportit dhe politikës. I publikuar në vitin 1997, albumi "Romanza" arriti në më shumë se 20 milionë kopje të shitura në të gjithë botën dhe u bë albumi më i shitur në gjuhën italiane i të gjitha kohërave. - YouTube www.youtube.com Albumi u certifikua si platin dhe diamant në më shumë se 20 vende dhe u bë një nga albumet më të suksesshme të publikuara ndonjëherë në një gjuhë tjetër përveç anglishtes. Konsiderohet gjithashtu si një nga veprat kryesore që i solli Bocellit njohje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Go to News Site