Telegrafi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një postim lidhur me, siç e quan ai, “mobilizimin” kundër një projekti të madh turistik në Vlorë. Rama ka shkruar se për herë të parë në 35 vjet “Shqipëria po synon Olimpin e turizmit” me një projekt “marramendës”, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim prej 4 miliardë eurosh nga partnerë amerikanë dhe nga Katari. Sipas tij, kundërshtimet ndaj projektit janë shtuar teksa po afrohet “dita e daljes në dritë”, ndërsa ka ironizuar edhe faktin që, siç thotë ai, mediat greke dhe faqet me shumë ndjekës në Greqi “janë bërë njësh” me protestuesit. Pas protestës në Zvërnec, të rinj me maska nxisin urrejtje në rrjetet sociale: 5 mijë euro kush jep informacion për rojet private Në postimin e tij, Rama ka renditur përfitime të mundshme nga projekti, përfshirë ardhjen e “hoteleve më prestigjiozë të botës”, hapjen e rreth 10 mijë vendeve të punës, rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar me 4% deri në vitin 2030, rritjen e të ardhurave për frymë, pagave e pensioneve, si dhe rritjen e vlerës së pronës në Vlorë. Ai ka shtuar se projekti, sipas tij, do të ndikonte edhe në zgjerimin e zinxhirit të vlerës për sektorë të ndryshëm, si bujqësia, peshkimi e shërbimet, si dhe në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.
Go to News Site