Collector
Odegaard godet policin me top në kokë gjatë paradës, reagimi i tij bëhet viral | Collector
Odegaard godet policin me top në kokë gjatë paradës, reagimi i tij bëhet viral
Telegrafi

Odegaard godet policin me top në kokë gjatë paradës, reagimi i tij bëhet viral

Kapiteni i Arsenalit dhe i përfaqësueses së Norvegjisë, Martin Odegaard, u bë protagonist i një momenti argëtues gjatë paradës festive të klubit londinez, pasi goditi pa dashje një polic në kokë me top. Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale dhe duke shkaktuar të qeshura te mijëra tifozë. Në video shihet Odegaard duke reaguar me humor pas ngjarjes, ndërsa polici e priti situatën me sportivitet. Martin Ødegaard accidentally hitting a policeman on the head when heading a ball off the parade bus yesterday… ? pic.twitter.com/IOXLsLIfKE — DailyAFC (@DailyAFC) June 1, 2026 Pas goditjes së pavullnetshme, mesfushori norvegjez u fsheh me shaka brenda autobusit që po qarkullonte nëpër rrugët e Londrës gjatë festimeve të Arsenalit. Fatmirësisht, incidenti nuk pati asnjë pasojë dhe mbeti thjesht një moment simpatik që i dha edhe më shumë ngjyra festës së “Topçinjve”. Kujtojmë se Arsenali arriti të shpallet kampion i Anglisë për herë të parë pas 22 vitesh pritje, ndërsa sezoni u mbyll me zhgënjim në finalen e Ligës së Kampionëve, ku londinezët u mposhtën nga Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Go to News Site