Telegrafi
Artisti i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. "Sytë e mi" mban titullin kënga e tij e re, që e ka lansuar nga albumi i ri "I pari". Siç edhe thekson, është një këngë e shpirtit, pasi albumin e plotë do ta sjellë më 10 qershor. View this post on Instagram A post shared by BUTRINT IMERI (@butrintimeri) Krahas kësaj, do të publikojë edhe 13 projekte të shoqëruara me videoklip. Teksti është shkruar nga Muma dhe vet këngëtari teksa për muzikën është përkujdesur Çelik Lipa nga SBS Entertainment. Videoja u realizua nga Sekuencë, e veçantë me përplot kuptim e me mesazh. Besohet se kjo këngë do të pëlqehet nga publiku, derisa për pak ditë vijnë edhe projektet e tjera. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site