Telegrafi
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nisur turneun e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Costa nga 1 deri më 5 qershor do të jetë në Ballkan, gjersa pas vizitës që kishte të hënën në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të vizitojë Tiranën. Më 2 qershor, Costa do të qëndrojë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe studentët e Kampusit të Kolegjit të Evropës. Po atë ditë ai do të vizitojë edhe Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ndërkaq, të mërkurën, më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të qëndrojë në Prishtinë. Ai do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti, si dhe me kryetarët e partive opozitare. Turneu do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd. Vizita e presidentit të Këshillit Evropian do të përmbyllet në Mali i Zi, ku presidenti Jakov Milatoviq do të presë liderët rajonalë në një darkë me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së vendit. Më 5 qershor, Costa do të bashkëkryesojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet nën temën: “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”. /Telegrafi/
Go to News Site