Collector
Nafta lirohet për 2 centë, MINTI publikon çmimet e reja të derivateve | Collector
Nafta lirohet për 2 centë, MINTI publikon çmimet e reja të derivateve
Telegrafi

Nafta lirohet për 2 centë, MINTI publikon çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 2 qershor 2026. Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.48 euro për litër, duke shënuar ulje prej 2 centësh krahasuar me një ditë më parë. Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.41 euro për litër, ndërsa gazi në 0.72 euro për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00. MINT ka njoftuar se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre për çmimet e derivateve përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/

Go to News Site