Telegrafi
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në tubimin e mbajtur të hënën në mbrëmje. Hasanpapaj përmes një postimi në “Facebook”, ka vlerësuar atmosferën dhe entuziazmin e qytetarëve, duke thënë se tubimi në Rahovec ishte një dëshmi e besimit dhe shpresës për ndryshim. “Në qytetin e vreshtave, sot korrëm besim, shpresë dhe entuziazëm. Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore!”, ka deklaruar Hasanpapaj. Tubimi në Rahovec ishte një nga ndalesat e radhës të Hasanpapajt në kuadër të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit. Bardhyl Hasanpapaj, kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Go to News Site