Telegrafi
Pak ditë më parë në shtypin rozë u komentua për një prishje të raportit të treshes së Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihajt, Elijona Binakajt dhe Londrim Mekajt. Ky i fundit u tha se ka hatërmbetje ndaj dy ish-banorëve, ndonëse në shtëpinë e famshme kanë qenë miq të ngushtë. Të njëjtit u fotografuan së bashku duke kaluar kohë të mirë në eventin e Taynës në Prizren. Foto: Instagram Duket se angazhimet e njëri-tjetrit kanë bërë që të kenë distancë e të mos takohen më shpesh. Londrimi momentalisht po punon në albumin e ri, ku vetëm pak ditë më parë solli këngën e re "After Party". Klodi dhe Elijona nga ana tjetër kanë qenë të përfshirë më shumë në përmbajtje, si influencerë. Sidoqoftë, rëndësi ka që gjërat e tyre profesionale po ecin drejt hapave të mirë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare)
Go to News Site