Collector
Bastisje në Gostivar, ndalohet një person | Collector
Bastisje në Gostivar, ndalohet një person
Telegrafi

Bastisje në Gostivar, ndalohet një person

MPB njofton se policia ka kryer bastisje në një shtëpi në Gostivar, me çka kanë ndaluar një person. "Më 01.06.2026 në orën 17:00, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e privuan nga liria T.D. (50) nga Gostivari. Më parë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale nga nenet 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit, në njërën nga dhomat u gjetën veshje që lidhen me veprën penale "grabitje" (neni 237), ndërsa në ballkon u gjet një vazo me dy kërcej të bimës së kanabisit. Sendet e gjetura u konfiskuan, ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB./Telegrafi/

Go to News Site