Collector
Real Madridi mund të përfshijë lojtarë në marrëveshjen për yllin e Chelseat | Collector
Real Madridi mund të përfshijë lojtarë në marrëveshjen për yllin e Chelseat
Telegrafi

Real Madridi mund të përfshijë lojtarë në marrëveshjen për yllin e Chelseat

E ardhmja e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, vazhdon të mbetet e paqartë, teksa Chelsea ka vendosur një çmim prej 120 milionë eurosh për kartonin e tij, duke e lënë në duart e Real Madridit vendimin nëse do të avancojë për transferimin gjatë verës. 25-vjeçari, i cili përfaqësohet nga ish-futbollisti argjentinas Javier Pastore, dëshiron që situata e tij te klubi të qartësohet përpara se t’i bashkohet përfaqësueses së Argjentinës për Kupën e Botës. Chelsea nuk është në kërkim të shitjes së lojtarit dhe drejtuesit e klubit londinez janë të qetë me mundësinë që Fernandez të vazhdojë në “Stamford Bridge” edhe sezonin e ardhshëm. Blutë e Londrës vlerësojnë se rëndësia e tij në skuadër justifikon çmimin e kërkuar, duke pasur parasysh se ai u transferua për 106 milionë euro pas Kupës së Botës së fundit. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Chelsea nuk do të shqyrtojë oferta nën vlerën e përcaktuar, duke mbajtur një qëndrim të palëkundur pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga klube të tjera. Nëse dështon Enzo Fernandez, Real Madridi e ka yllin e Liverpoolit si plan B Nga ana tjetër, Real Madridi po monitoron nga afër zhvillimet dhe mund të shqyrtojë formula alternative për të realizuar transferimin, përfshirë mundësinë e përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje. Megjithatë, deri më tani nuk janë diskutuar emra konkretë mes dy klubeve. Për momentin, gjithçka varet nga vendimi i Real Madridit dhe qëndrimi i kampit të Fernandezit, teksa palët vlerësojnë nëse një marrëveshje mund të bëhet realitet përpara se afati kalimtar veror të hyjë në fazën vendimtare. /Telegrafi/

Go to News Site