Collector
Turqia përcillet në mënyrë spektakolare nga tifozët drejt Botërorit | Collector
Turqia përcillet në mënyrë spektakolare nga tifozët drejt Botërorit
Telegrafi

Turqia përcillet në mënyrë spektakolare nga tifozët drejt Botërorit

Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës, ndërsa largimi i ekipit është shndërruar në një festë të vërtetë për tifozët turq. Mijëra përkrahës dolën në rrugët e Stambollit për t’i dhënë lamtumirën skuadrës kombëtare para nisjes për në turneun më prestigjioz të futbollit botëror. The Turkish team with a convoy on their way to the airport ready for the World Cup pic.twitter.com/dncoh9hHST — FootballAwaydays (@Awaydays23) June 2, 2026 Autobusi i ekipit u shoqërua nga një numër i madh tifozësh deri në aeroport, duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse. Pamjet më spektakolare erdhën nga zona e Urës së Bosforit, ku flamujt dhe koret e tifozëve krijuan një skenë emocionuese që është bërë virale në rrjetet sociale. Mbështetja e zjarrtë e tifozëve turq dëshmoi edhe një herë pasionin e madh që ky vend ka për futbollin. #SONDAKİKA TOGG: Yolumuz uzun, desteğimiz sonsuz! Millî Takımımızı dünya sahnesi yolculuğuna uğurlarken aynı gururu paylaşmanın heyecanını yaşıyoruz. Bayrağımız, tüm coşkumuz ve inancımızla her kilometrede yanınızda olmak bizim için #BirGururMeselesi <❤️?> Yolunuz açık… — Turkia (@turkiahaber) June 2, 2026 Turqia siguroi biletën për në Kupën e Botës pas një fushate të suksesshme kualifikuese. Një nga fitoret vendimtare ishte edhe ajo ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku turqit triumfuan me rezultat 1-0. Në fazën e grupeve të Botërorit, Turqia do të përballet me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një grup që premton duele interesante dhe konkurrencë të fortë për një vend në fazën eliminuese. /Telegrafi/

Go to News Site