Telegrafi
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Xhavit Haliti, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Banjën e Istogut, ku ka kritikuar qeverisjen aktuale dhe ka bërë thirrje për ndryshim. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Haliti tha se ka gjetur mbështetje te qytetarët e Podgurit, të cilët, sipas tij, janë të vendosur për t’i dhënë fund qeverisjes së keqe që po e dëmton Kosovën. “Nga Banja e Istogut, me burra të besës e të fjalës së Podgurit, të vendosur për t'i dhënë fund qeverisjes së keqe që po e dëmton Kosovën dhe po ua vështirëson jetën qytetarëve”, ka shkruar Haliti. Ai theksuar nevojën për ndryshime politike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e vendit.
Go to News Site