Collector
Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi në Istog, falenderon qytetarët për mbështetje të fuqishme | Collector
Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi në Istog, falenderon qytetarët për mbështetje të fuqishme
Telegrafi

Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi në Istog, falenderon qytetarët për mbështetje të fuqishme

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetësit dhe strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vlerave rugoviane në jetën politike të vendit. Përmes një mesazhi publik, Osmani falënderoi qytetarët e Istogut për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si një dëshmi të besimit dhe përkushtimit ndaj vizionit politik të së djathtës në Kosovë. “Ju faleminderit nga zemra që kurrë nuk na latë vetë dhe ju faleminderit që po i jepni kuptim të plotë këtij bashkimi të madh të së djathtës, këtij bashkimi të madh të njerëzve të mirë të këtij vendi, këtij bashkimi të madh të Rugovizmit”, ka shkruar Osmani. Ajo vlerësoi rolin historik të LDK-së në momentet kyçe për vendin, duke theksuar se kjo forcë politike ka qenë gjithmonë një pikë referimi kur Kosova është përballur me sfida që kanë kërkuar unitet dhe përgjegjësi politike. “Sa herë Kosovës i duhet bashkim, kthehemi te LDK-ja”, është shprehur Osmani. /Telegrafi/

Go to News Site