Telegrafi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 3 qershor 2026. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.49 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me një ditë më parë. Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.41 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.72 euro për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri nesër. Vendimi është marrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në kuadër të përditësimit të rregullt të çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës në treg. Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/
Go to News Site