Telegrafi
Motra e madhe e aktores së njohur, Jamie Lee Curtis, ka ndërruar jetë fundjavën e kaluar në moshën 69-vjeçare. Autoritetet kanë konfirmuar se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore. Sipas zyrës së mjekut ligjor, trupi i saj pritet të kremohet, ndërsa ende nuk dihet nëse familja ka kërkuar kryerjen e autopsisë. View this post on Instagram A post shared by Jamie Lee Curtis (@jamieleecurtis) Bashkëshorti i saj, John Marsh, raportohet se ishte i pranishëm kur në vendngjarje mbërritën autoritetet. Pas lajmit të hidhur, Jamie Lee Curtis i kushtoi motrës një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke e përshkruar si shoqen e saj të parë dhe personin të cilit i besonte më shumë gjatë gjithë jetës. Aktorja kujtoi se motra e saj ishte një grua e talentuar dhe e dashur, me pasione të shumta, përfshirë familjen, natyrën, muzikën, udhëtimet dhe koleksionimin e breshkave. Ajo theksoi gjithashtu krenarinë që motra ndiente për origjinën e saj daneze dhe hebreo-hungareze si dhe dashurinë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin prekës, Curtis tha se do ta kujtojë motrën për mirësinë, bujarinë, karakterin e fortë, kureshtjen për jetën dhe stilin e saj unik, duke nënvizuar se humbja e saj ka lënë një boshllëk të madh në familje. /Telegrafi/
Go to News Site