Collector
Në spitalin e Pejës foshnjat do të kontrollohen për pesë sëmundje të rënda që në ditët e para të jetës | Collector
Në spitalin e Pejës foshnjat do të kontrollohen për pesë sëmundje të rënda që në ditët e para të jetës
Telegrafi

Në spitalin e Pejës foshnjat do të kontrollohen për pesë sëmundje të rënda që në ditët e para të jetës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka filluar ofrimin e një shërbimi të ri për të gjitha foshnjat e porsalindura, përmes të cilit do të realizohet skriningu neonatal në ditët e para të jetës. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky test synon zbulimin e hershëm të disa sëmundjeve të rralla, të cilat në fazat e para mund të mos shfaqin shenja, por që mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës nëse nuk diagnostikohen dhe trajtohen me kohë. “Çdo foshnjë e lindur në Spitalin e Pejës nga tani do të kontrollohet për 5 sëmundje të rënda që në ditët e para të jetës”, thuhet në njoftim. Spitali bën të ditur se përmes këtij programi do të bëhet kontrolli për pesë sëmundje: hipotiroidizmin kongjenital, fenilketonurinë, fibrozën cistike, galaktozeminë dhe atrofinë muskulore spinale (SMA). “Përmes këtij programi bëhet kontrolli për pesë sëmundje: Hipotiroidizmi kongjenital… Fenilketonuria… Fibroza cistike… Galaktozemia… Atrofia muskulore spinale – SMA”, thuhet më tej. Sipas spitalit, ky shërbim i ri konsiderohet hap i rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit ndaj të porsalindurve në rajonin e Pejës, pasi zbulimi i hershëm u mundëson mjekëve të fillojnë trajtimin në kohë dhe të parandalojnë komplikime që mund të ndikojnë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së fëmijës. “Me fillimin e skriningut neonatal, Spitali i Përgjithshëm në Pejë po ofron një standard më të avancuar të kujdesit shëndetësor për foshnjat dhe familjet e tyre që nga ditët e para të jetës”, përfundon njoftimi. / Telegrafi /

Go to News Site