Collector
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA-së me Izraelin | Collector
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA-së me Izraelin
Telegrafi

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA-së me Izraelin

Hezbollahu ka refuzuar armëpushimin e mbështetur nga SHBA-ja me Izraelin. Në një deklaratë, grupi thotë se e kishte "informuar zyrtarisht presidentin libanez Joseph Aoun për refuzimin e marrëveshjes, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje e pranueshme duhet të fillojë me një tërheqje të plotë izraelite nga i gjithë territori libanez", transmeton Telegrafi. Hezbollahu shton se gjithashtu "e konsideron kthimin e banorëve të zhvendosur, përpjekjet e rindërtimit dhe lirimin e të burgosurve libanezë" si "kushte thelbësore për çdo marrëveshje të ardhshme". Arrihet armëpushim mes Izraelit dhe Libanit - ja për çfarë ranë dakord Grupi militant i mbështetur nga Irani nuk ishte pjesë e bisedimeve për të rënë dakord për armëpushimin. Ishte raportuar se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e zjarrit të Hezbollahut dhe largimin e të gjithë operativëve të Hezbollahut nga Libani jugor, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas raundit të fundit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA të mërkurën. /Telegrafi/

Go to News Site