Telegrafi
Ksamil është përfshirë sot nga një fenomen i pazakontë atmosferik, teksa mbi ujërat e detit janë shfaqur vorbulla ajri të ngjashme me tornado, duke krijuar një spektakël të rrallë natyror që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve. Pamjet e fenomenit janë filmuar nga qytetarë dhe pushues që ndodheshin pranë plazheve të Ksamilit. Vorbullat e ajrit u shfaqën për disa minuta mbi sipërfaqen e detit, duke krijuar një skenë mbresëlënëse dhe jo të zakonshme për këtë zonë bregdetare.
Go to News Site