Collector
Osmani njofton takime me qytetarët në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë | Collector
Osmani njofton takime me qytetarët në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë
Telegrafi

Osmani njofton takime me qytetarët në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka njoftuar agjendën e takimeve të saj me qytetarët për sot, duke përfshirë vizita në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Më pas, Osmani do të qëndrojë në Vushtrri, ku në orën 18:00 do të zhvillojë takim në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”. Në orën 19:30 është paraparë takimi me qytetarët në sheshin e qytetit në Podujevë, ndërsa agjenda do të përmbyllet në Prishtinë, në Degën 3, pranë shkollës “Ismail Qemali”, duke filluar nga ora 20:30. Osmani ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtyre takimeve. /Telegrafi/

Go to News Site