Collector
Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë | Collector
Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë
Telegrafi

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është bërë nënë për herë të parë. Lajmi u bë i ditur nga Blerta Rugova, e cila përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale uroi Ukë Rugovën për titullin e ri të dajës. “Urime titulli dajë”, shkroi ajo krahas një videoje që zbulonte momentin e gëzueshëm për familjen Rugova. View this post on Instagram A post shared by Blerta K. Rugova (@blertakllokoqirugova) Ky është një kapitull i ri në jetën e Teutës, e cila verën e kaluar kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Agron Gjeloshi, djalin e aktivistit të njohur Nik Gjeloshi. Çifti u martua në një ceremoni familjare të mbajtur në “Rezidencën Rugova” në Prishtinë. E më pas u organizua edhe një dasmë në një nga restorantet në kryeqytet me elemente tradicionale. Ardhja në jetë e foshnjës sjell një gëzim të veçantë për familjen Rugova, e cila ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë dhe qytetarë. /Telegrafi/ Foto: Norik Uka

Go to News Site