Telegrafi
Në një kohë kur qytetarët kanë nevojë për përfaqësues që i dëgjojnë, i kuptojnë dhe qëndrojnë pranë tyre, emri i Haki Huruglicës veçohet si shembull i angazhimit të sinqertë dhe punës konkrete në shërbim të komunitetit. Për vite me radhë, Haki Huruglica ka qenë afër qytetarëve, duke u bërë adresë e kërkesave, shqetësimeve dhe iniciativave që kanë synuar përmirësimin e jetës së përditshme. Ai nuk është njohur për fjalë të mëdha, por për veprime që kanë lënë gjurmë në komunitet. Pos tjerash kontributi i tij është vlerësuar veçanërisht është sporti. Huruglica ka qenë ndër mbështetësit dhe iniciuesit kryesorë të projektit për stadiumin e KF Studenti, duke dëshmuar se investimi në sport është investim në të rinjtë, në shëndetin dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë. Ky projekt nuk përfaqëson vetëm një infrastrukturë sportive, por një mundësi më shumë për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e vlerave pozitive. Përkushtimi i tij ndaj qytetarëve, gatishmëria për të ndihmuar dhe për të marrë iniciativa në dobi të qytetarëve e kanë bërë Haki Huruglicën një figurë të respektuar dhe të besueshme. Ai ka dëshmuar se politika duhet të jetë shërbim ndaj njerëzve dhe jo privilegj personal. Sot, kandidatura e Haki Huruglicës për deputet paraqet vazhdimësinë e një rruge të ndërtuar mbi punë, afërsi me qytetarët dhe përkushtim ndaj interesit publik. Për shumë qytetarë, ai mbetet njeriu që ka qenë pranë tyre kur është dashur, duke e merituar besimin për t’i përfaqësuar edhe në institucionet më të larta të vendit.
Go to News Site