Collector
Luiz Ejlli mbështet protestuesit në Tiranë: Kjo është opozita që më përfaqëson, jo ajo në rrjete sociale | Collector
Luiz Ejlli mbështet protestuesit në Tiranë: Kjo është opozita që më përfaqëson, jo ajo në rrjete sociale
Telegrafi

Luiz Ejlli mbështet protestuesit në Tiranë: Kjo është opozita që më përfaqëson, jo ajo në rrjete sociale

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka shprehur publikisht qëndrimin e tij lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi nga protesta, duke treguar mbështetjen e tij për qytetarët që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar projektin e diskutueshëm në zonën e Nartës dhe Zvërnecit. Në mesazhin e tij, Luizi vlerësoi reagimin qytetar, duke e cilësuar atë si formën më autentike të opozitës, në krahasim me debatet që zhvillohen në studio televizive apo në rrjetet sociale. Foto: Instagram “Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive”, shkroi ai. Protestat e ditëve të fundit janë fokusuar kryesisht te kundërshtimi i një projekti të madh turistik që planifikohet të realizohet në zonën e Nartës dhe Zvërnecit. Noizy reagon ndaj protestave për Zvërnecin: Jam pro investimit gjigant për Shqipërinë Kundërshtarët e projektit shprehin shqetësime për ndikimin e mundshëm në mjedis dhe në ekosistemin e zonës. Reagimi i Ejllit ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime të shumta mes mbështetësve dhe kritikëve të projektit. /Telegrafi/

Go to News Site