Collector
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Galaktikun” rekord, ofertë mbi 150 milionë euro | Collector
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Galaktikun” rekord, ofertë mbi 150 milionë euro
Telegrafi

Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Galaktikun” rekord, ofertë mbi 150 milionë euro

Florentino Pérez ka rritur edhe më shumë pritshmëritë te tifozët e Real Madridit, duke konfirmuar tri emra konkretë dhe duke paralajmëruar një transferim gjigant që, sipas tij, do të ishte më i shtrenjti në historinë e klubit. Presidenti i Real Madridit, që po kërkon edhe një mandat në krye të klubit në zgjedhjet e së dielës, ka bërë premtime të mëdha në emisionin Horizont. “Mund t’ju tregoj për tre transferime: Mourinho, Konaté dhe Dumfries. Por do të ketë edhe më shumë. Të martën, do t’i bëj një ofertë të rëndësishme një ekipi të nivelit të lartë të Ligës së Kampionëve për një lojtar të shkëlqyer. Do të ishte shuma më e madhe e transferimit që Real Madridi ka paguar ndonjëherë. Të paktën 150 milionë”, ka deklaruar Pérez. Florentino Pérez: "The fans will find out NEXT WEEK what superstar player I'm going to make an offer for. He will cost AT LEAST 150 million euros." pic.twitter.com/nAbrdHUTGr — Madrid Zone (@theMadridZone) June 4, 2026 Presidenti madrilen shtoi se afrimi i madh do të jetë i një profili “Galaktik”, duke e krahasuar me emra legjendarë të historisë së Realit. “Kur nënshkruajmë me dikë, e bëjmë për të krijuar emocione. Figo, Zidane, Ronaldo, Cristiano, Kaká. Lojtari do të jetë i atij kalibri dhe nuk është nga Premier League. Një Galaktik i vërtetë”, u shpreh Pérez. Ai po ashtu i hodhi poshtë spekulimet se bëhet fjalë për Michael Olise, duke sqaruar se, edhe pse e vlerëson, nuk është objektivi që ka në mendje, ndërsa përmendi edhe disa emra të tjerë vetëm për t’i përjashtuar. “Lidhur me Olisen: Ai është një lojtar i shkëlqyer, por nuk është emri që po mendoj. Ai nuk është as Doku apo Haaland. Nga mesfusha”, shtoi Pérez, duke lënë të kuptohet se “bomba” e paralajmëruar vjen reparti ku ka nevojë më shumë klubi . Në fund, Pérez përsëriti edhe mesazhin e tij në prag të zgjedhjeve, duke theksuar rolin e tij në mbrojtjen e interesave të klubit. “Askush nuk do ta mbrojë Real Madridin më mirë se unë”, deklaroi ai. Tashmë mbetet të shihet nëse oferta e paralajmëruar për “një ekip të nivelit të lartë të Ligës së Kampionëve” do të konkretizohet dhe cili do të jetë emri i “Galaktikut” që pritet ta tronditë tregun. /Telegrafi/

Go to News Site