Collector
Zyrtare: Andy Robertson transferohet tek rivali Liverpoolit | Collector
Zyrtare: Andy Robertson transferohet tek rivali Liverpoolit
Telegrafi

Zyrtare: Andy Robertson transferohet tek rivali Liverpoolit

Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Andy Robertson, i cili do t’i bashkohet klubit londinez më 1 korrik, pas skadimit të kontratës së tij me Liverpoolin. Kapiteni i Kombëtares së Skocisë largohet nga Liverpooli pas nëntë vitesh jashtëzakonisht të suksesshme në “Anfield”, ku u shndërrua në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë dhe më të qëndrueshëm në futbollin evropian. Robertson iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 dhe gjatë periudhës së tij me “The Reds” fitoi një sërë trofesh prestigjioze, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, FA Cup, League Cup, Kupën e Botës për Klube, UEFA Super Cup dhe FA Community Shield. Në sezonin e tij të fundit me klubin, ai mbajti edhe rolin e zëvendëskapitenit. Në nivel ndërkombëtar, Robertson mban shiritin e kapitenit të Kombëtares së Skocisë që nga viti 2018. Nën udhëheqjen e tij, Skocia ka siguruar pjesëmarrjen në disa Kampionate Evropiane, si dhe në Kupën e Botës të kësaj vere, duke rikthyer kombëtaren në turneun më prestigjioz të futbollit pas një mungese të gjatë. Me ardhjen e Robertsonit, Tottenhami siguron eksperiencë, lidership dhe cilësi të lartë në krahun e majtë të mbrojtjes për sezonet në vijim. /Telegrafi/

Go to News Site