Collector
Abdixhiku: Patriotizmi ynë është central me gaz, aleancë me jashtë, shtetësi e siguri | Collector
Abdixhiku: Patriotizmi ynë është central me gaz, aleancë me jashtë, shtetësi e siguri
Telegrafi

Abdixhiku: Patriotizmi ynë është central me gaz, aleancë me jashtë, shtetësi e siguri

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar se patriotizëm i LDK është centrali me gaz, aleanca me jashtë dhe shtetësi e siguri. Sipas tij kur të thonë se do të bëjnë autostradë, do ta bëjnë, e s’do të përurojnë vade n’Lupç e urë në Saradran. “Kur themi do të bëjmë Autostradë, bëjmë Autostradë; nuk përurojmë vadë n’Lupç e urë n’Saradran! Vadën në Lupç, e Urën në Saradran, do ti bëjmë vepra të muzeut. Të muzeut që na tregon se si dukej komunizmi në Kosovë në një kohë. Kur themi do ta bëjmë Centralin me Gaz, e zgjedhim gazin amerikan, kur themi aleancë me jashtë, themi Bondsteeli amerikan, kur themi shtetësi e siguri themi NATO e Amerikë’’, tha Abdixhiku. LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu. E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’din të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah. ‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e në shqiptari nuk mundet bashkëqytetari yt. Nuk mundet fqinji yt. Nuk mundet familja tjetër e këtij vendi. Në demokraci e shqiptari përbashkohet, ndërtohet, punohet! Prandaj ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, jo për ta mundur vendin tonë’’, tha Abdixhiku. Tutje ai shtoi se ‘’Punën e tjetrit e respektojmë. Mundin e tjetrit e vlerësojmë. Por kur s’din, kur s’bën, kur s’mundesh, themi hap krah!” ‘’Kur të ecë Kosova përpara, do të ecin para edhe kundërshtarët tanë politikë’’, deklaroi Abdixhiku në tubimin e LDK-së. Kjo sepse sipas tij rrugët që do t’i ndërtojnë do të jenë edhe për ta. Spitalet që do t’i bëjnë do t’i shërbejnë edhe atyre. ‘’Shkollat që do t’i ndërtojmë do t’i kenë edhe fëmijët e tyre. Energjia që do ta prodhojmë, centralet që do t’i ndërtojmë, zhvillimi që do ta sjellim – do të jetë edhe për ta. Sepse ne nuk vijmë për një Kosovë të një pale a partie. Nuk vijmë për një Kosovë të një apo tjetër Qeverie. Ne vijmë për një Kosovë të të gjithëve’’, tha Abdixhiku.

Go to News Site