Telegrafi
Organizatorët e turneut ndërkombëtar të Yll Limanit kanë njoftuar zyrtarisht anulimin e koncertit të planifikuar në Malmö, i cili ishte pjesë e Phase I të turneut 2026. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikimi në rrjete sociale nga ekipi i Three60 Music, që shprehu keqardhje të thellë për vendimin. “Jemi thellësisht të trishtuar që të njoftojmë se koncerti i Yll Limani në Malmö është anuluar për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë. E dimë që shumë prej jush kishin bërë plane dhe ishin entuzjastë për të qenë aty me ne. Sinqerisht kërkojmë falje për zhgënjimin dhe bezdinë që mund t’ju shkaktojë ky vendim”, thuhet në njoftim. Sipas organizatorëve, anulimi erdhi pas një vlerësimi të kujdesshëm të situatës, duke pasur parasysh prioritetin për të respektuar pritshmëritë e publikut dhe të vetë artistit. Ata kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikojnë informacione më të detajuara rreth procesit të rimbursimit të biletave, si dhe rreth mundësisë së një date të re për koncertin. Koncerti në Malmö pritej të ishte ndër datat e para të turneut ndërkombëtar të Yll Limanit, ndaj anulimi ka sjellë zhgënjim te fansat që kishin blerë biletat dhe prisnin eventin me padurim. Megjithatë, organizatorët theksojnë se vendimi ishte i pashmangshëm për shkak të kushteve që nuk varen prej tyre. Në fund të njoftimit, ekipi i Three60 Music falënderoi publikun për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Three60 Music (@three60_music)
Go to News Site