Collector
Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, konfirmojnë lidhjen | Collector
Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, konfirmojnë lidhjen
Telegrafi

Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, konfirmojnë lidhjen

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi, duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre, teksa kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e radhës. Çifti ka ndarë së fundmi fotografi së bashku në rrjete sociale, ku shihen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurrë, shkruan IndeksOnline. Pamjet e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, me komente të shumta pozitive dhe reagime që i përgëzojnë për lidhjen. Pas paraqitjeve të shpeshta në publik dhe postimeve të fundit, Eli dhe Klodi po komentohen gjithnjë e më shumë si çifti më i ri i estradës, teksa duket se nuk kanë më asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë raportin e tyre. Ajo që ra në sy në mesin e komenteve ishte edhe reagimi i ish-banores tjetër të BBVK-së, Ana Ejupi, e cila u shpreh hapur se dyshja është “çifti i saj i preferuar”. Ky koment, për shumë ndjekës, u pa si një “vulë” e bukur mbi raportin e tyre, duke e bërë edhe më të qartë se Elijona dhe Klodi tashmë po e jetojnë publikisht lidhjen. Mbetet të shihet nëse dyshja do të ndajë më shumë detaje nga pushimet e tyre, por një gjë është e sigurt: këtë verë, Elijona dhe Klodi po tërheqin vëmendjen si një nga dyshet më të komentuara pas BBVK-së. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)

Go to News Site