Telegrafi
Ukraina ka akuzuar Rusinë për një sulm me dron pranë një objekti depozitimi që ndodhet rreth 14 km larg centralit bërthamor të Çernobilit - vendi i katastrofës më të keqe bërthamore në botë. Në deklarata të ndara, Shtabi i Përgjithshëm i Kievit dhe agjencia shtetërore atomike thanë se një ndërtesë ishte shkatërruar pjesërisht. Një zjarr shpërtheu në objekt dhe u shua. Nuk u raportuan të lënduar. “Kjo nuk është hera e parë që forcat ruse po vënë në rrezik objektet bërthamore të Ukrainës”, tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha. "Shantazhi bërthamor i Rusisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë bërthamore janë sistematike, të qëllimshme dhe të papranueshme", shtoi ai. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka shënjestruar qëllimisht objektin e depozitimit. Ai tha se një dron Shahed u përdor në "një strukturë infrastrukturore jashtëzakonisht kritike" në "një sulm jashtëzakonisht të lig rus". "Rusia e goditi qëllimisht këtë strukturë të veçantë të infrastrukturës bërthamore", tha ai në një postim në X. Today, the Russians again struck the special territory around the Chornobyl Nuclear Power Plant. A “shahed” hit one of the buildings of the Centralized Spent Fuel Storage Facility. An extremely critical infrastructure facility – and an extremely vile Russian strike. The Ministry… pic.twitter.com/94I0YncYpD — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 7, 2026 Ndryshe, në shkurt të vitit 2025, një dron sulmues rus dëmtoi një hark izolimi mbi reaktorin e Çernobilit, i cili u shkatërrua në shpërthimin dhe shkrirjen e reaktorit në prill të vitit 1986. Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për sulmin ndaj centralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në juglindje të Ukrainës - më i madhi në Evropë. /Telegrafi/
Go to News Site