Telegrafi
Klubi i Elbasanit ka njoftuar se sonte do të organizojë një mbledhje përkujtimore në nderim të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi verdheblu ka ftuar tifozët dhe të gjithë dashamirësit e futbollit që t'i bashkohen kësaj ceremonie për të kujtuar 22-vjeçarin, i cili ishte pjesë e skuadrës gjatë sezonit të fundit. Më poshtë, njoftimi i plotë i AF Elbasanit: "Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit, Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit "Elbasan Arena" mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion. Le ta nderojmë së bashku kujtimin e Fatjonit". /Telegrafi/
Go to News Site