Collector
Mbi 140 mijë votues më pak se më 28 dhjetor, bie pjesëmarrja në zgjedhje | Collector
Mbi 140 mijë votues më pak se më 28 dhjetor, bie pjesëmarrja në zgjedhje
Telegrafi

Mbi 140 mijë votues më pak se më 28 dhjetor, bie pjesëmarrja në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 445 mijë e 622 qytetarë, që përbën 22.74 për qind të elektoratit. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në votime deri në këtë orë është dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishin votuar 585 mijë e 635 qytetarë, apo 29.29 për qind e votuesve me të drejtë vote, që nënkupton një diferencë prej 140 mijë e 13 votues më pak. KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 22.74% e qytetarëve Pavarësisht rënies së daljes në votime, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi , deklaroi se procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa incidente që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve. KQZ pritet të publikojë të dhëna të reja për pjesëmarrjen e qytetarëve në orën 19:30 kur edhe do të mbyllen qendrat e votimit.

Go to News Site