Collector
Një vit pa e parë, ushtarja amerikane surprizon vëllain në ceremoninë e diplomimit - pamje prekëse | Collector
Një vit pa e parë, ushtarja amerikane surprizon vëllain në ceremoninë e diplomimit - pamje prekëse
Telegrafi

Një vit pa e parë, ushtarja amerikane surprizon vëllain në ceremoninë e diplomimit - pamje prekëse

Një nxënës që nuk e kishte parë motrën gjatë gjithë vitit të fundit të shkollës së mesme u ribashkua me të në një takim surprizë emocional në ceremoninë e diplomimit. Pamjet e transmetuara tregojnë Kalen Barksdale duke ecur në skenë për të marrë diplomën, por stafi bën sikur ka një problem dhe nuk mund ta gjejnë diplomën e tij. “Ndonjëherë dërgesat e rëndësishme zgjasin pak më shumë se sa pritet, veçanërisht kur vijnë nga kaq larg”, dëgjohet të thotë folësi nga podiumi. & Motra e Barksdale del pastaj me uniformë ushtarake në fund, gati për t’i dhënë vëllaut diplomën. "Për vëllain tim, do ta kaloj oqeanin një milion herë. E falënderoj Zotin që më solli shëndoshë e mirë në shtëpi tek ti për këtë moment historik të madh", tha ushtarja Barksdale. Të dy u përqafuan më pas në një ribashkim emocional. /Telegrafi/

Go to News Site