Collector
Cara Delevingne nis karrierën muzikore, por përballet me reagime të përziera nga publiku | Collector
Cara Delevingne nis karrierën muzikore, por përballet me reagime të përziera nga publiku
Telegrafi

Cara Delevingne nis karrierën muzikore, por përballet me reagime të përziera nga publiku

Cara Delevingne ka nisur turneun e saj muzikor në 11 qytete të Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e saj artistike. Megjithatë, performancat e para kanë sjellë reagime të ndryshme nga publiku. Modelja dhe aktorja 33-vjeçare u ngjit së fundmi në skenën e festivalit Primavera Sound, ku videot e performancës së saj u përhapën shpejt në rrjetet sociale, shkruan DailyMail. Ndërsa disa e vlerësuan paraqitjen e saj si “çuditërisht të mirë”, të tjerë nuk kursyen kritikat, duke komentuar se ajo nuk duhet të heqë dorë nga karriera që e bëri të famshme. Pavarësisht komenteve të ndara, shumë fansa dolën në mbështetje të saj. Disa prej tyre thanë se koncerti në Berlin ishte shumë më i mirë sesa dukej në videot që qarkulluan online, madje duke treguar se publiku u emocionua gjatë performancës. Delevingne u shfaq plot energji në skenë, duke kënduar, luajtur kitarë dhe vallëzuar para publikut. Kalimi i saj drejt muzikës vjen pas suksesit në teatrin londinez, ku mori vlerësime për rolin e Sally Bowles në shfaqjen “Cabaret”. Megjithatë, fillimi i turneut nuk ishte i lehtë. Vetëm një ditë para koncertit të parë në Berlin, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente dentare për shkak të një infeksioni. Pavarësisht kësaj, artistja vendosi të vazhdonte me performancën, duke u thënë fansave: “Shfaqja duhet të vazhdojë”. Muajin e kaluar, Cara publikoi këngët e reja “I Forgot” dhe “Out of My Head”, ndërsa albumi i saj i parë pritet të publikohet gjatë verës. Artistja e ka përshkruar këtë projekt si një “rilindje”, duke treguar se muzika ka qenë gjithmonë një pasion i saj, edhe pse për vite me radhë e mbajti larg syrit të publikut. /Telegrafi/

Go to News Site