Collector
Monitorimi i zgjedhjeve, ambasadori gjerman jep vlerësim pozitiv | Collector
Monitorimi i zgjedhjeve, ambasadori gjerman jep vlerësim pozitiv
Telegrafi

Monitorimi i zgjedhjeve, ambasadori gjerman jep vlerësim pozitiv

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se dita e zgjedhjeve në Kosovë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente, gjatë vizitave të tij në qendrat e votimit në kuadër të ushtrimit të monitorimit “Diplowatch”, të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Në një deklaratë ai tha se së bashku me ekipet e ambasadës gjermane po vëzhgojnë procesin zgjedhor në disa lokacione. “Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë”, u shpreh Rudolph. Ai shtoi se aktualisht po viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinë, duke vlerësuar ecurinë e procesit. “Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme”, tha ambasadori. Në fund, ambasadori gjerman tha se pret me interes publikimin e rezultateve të zgjedhjeve. “Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë", tha ai. /Telegrafi/

Go to News Site