Collector
Abdixhiku thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, përcaktoni fatin e Republikës | Collector
Abdixhiku thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, përcaktoni fatin e Republikës
Telegrafi

Abdixhiku thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, përcaktoni fatin e Republikës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, në orët e fundit të procesit zgjedhor. Në një mesazh publik, Abdixhiku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se qytetarët po vendosin për të ardhmen e vendit për katër vitet e ardhshme. “Dilni dhe votoni! Përcaktoni fatin e Republikës tonë!”, ka deklaruar Abdixhiku. Ai shtoi se kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e vendvotimeve dhe bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve. “Kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e votimeve në Kosovë. Dilni, votoni, ushtroni të drejtën tuaj.” Abdixhiku theksoi se çdo votë ka peshë në përcaktimin e drejtimit të vendit. /Telegrafi/

Go to News Site