Collector
Ekipi kombëtar iranian në Meksikë u përcoll nga një kordon ushtarak nga aeroporti deri në kamp | Collector
Ekipi kombëtar iranian në Meksikë u përcoll nga një kordon ushtarak nga aeroporti deri në kamp
Telegrafi

Ekipi kombëtar iranian në Meksikë u përcoll nga një kordon ushtarak nga aeroporti deri në kamp

Kombëtarja e Iranit së bashku me pjesën tjetër të delegacionit, ka mbërritur në Tijuana të Meksikës, ku do të vazhdojë përgatitjet për Kupën e Botës. Futbollistët iranianë udhëtuan nga Turqia, ku kishin zhvilluar fazën përgatitore gjatë javëve të fundit, ndërsa në aeroport u pritën nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë ushtrinë dhe policinë meksikane. Masat e shtuara të sigurisë janë ndërmarrë për shkak të tensioneve dhe konfliktit të vazhdueshëm mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme. Rreth 50 tifozë iranianë ishin të pranishëm në Tijuana për të pritur ekipin e tyre kombëtar. Pas mbërritjes, autobusët e delegacionit iranian u shoqëruan nga një kordon ushtarak gjatë rrugës nga aeroporti drejt hotelit ku do të akomodohen gjatë qëndrimit në Meksikë. Iran's national team arrived in Mexico on Sunday ahead of the 2026 FIFA World Cup, coming as the US has reportedly not given visas to some members of the squad's accompanying delegation amid ongoing tensions between Washington and Tehran pic.twitter.com/eX60AuoKhc — The New Region (@thenewregion) June 7, 2026 Irani bën pjesë në Grupin G të Kupës së Botës. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 qershor kundër Zelandës së Re, ndërsa më 21 qershor do të përballet me Belgjikën. Takimin e fundit të fazës së grupeve do ta luajë më 26 qershor në Seattle kundër Egjiptit. /Telegrafi/

Go to News Site