Telegrafi
Kosova po mban zgjedhjet e reja parlamentare, ndërsa deri në orën 15:00 është shënuar dalje më e ulët e votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Sipas të dhënave të deritanishme, në zgjedhjet e 7 qershorit kanë votuar mbi 140 mijë qytetarë më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, në një paraqitje në Klan TV në Shqipëri, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe procesin zgjedhor në Kosovë. - YouTube www.youtube.com Sipas tij, Kosova gjatë vitit 2025 është përballur me bllokadë dhe ngërç institucional, ndërsa edhe ky vit po vazhdon të ndikohet nga pasojat e asaj situate. “Njerëzit janë lodhur nga zgjedhjet. Ka pasur pakënaqësi dhe papërgjegjësi nga ana e liderëve të partive politike për shkak të shkuarjes së shpeshtë në zgjedhje, dhe si rezultat i kësaj kemi deri tani numër më të vogël të votuesve”, ka deklaruar Hajrullahu. Ai tha se pas këtyre zgjedhjeve pret më shumë bashkëpunim dhe konsensus politik për të dalë nga ngërçi institucional, përfshirë edhe çështjen e presidentit. “Mendoj se pas rezultateve dhe vlerësimit të daljes së qytetarëve, partitë dhe liderët duhet të binden se vendit i duhet zgjidhje, e jo zgjedhje të reja”, u shpreh ai. Hajrullahu ka komentuar edhe risitë e këtij procesi zgjedhor, përfshirë rikthimin e Vjosa Osmanit në garën zgjedhore./Telegrafi/.
Go to News Site