Telegrafi
Me heqjen e parimit të ashtuquajtur Badenteri i vogël në sjelljen e projekt-ligjit për përfaqësim të drejtë u kalua vija e kuqe nga VLEN-i, alarmoi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, nga Kuvendi Zgjedhor i degës Çair. Sipas tij, me këtë është rrënuar mekanizmi qendror i arkitekturës së barazisë që buron nga Marrëveshja e Ohrit, e rrënimi i kësaj Marrëveshjeje, sipas tij, është kërcënim ekzistenical për shqiptarët e Maqedonisë. “Dje e arritën kulmin! Dje e kaluam vijën e kuqe. Dje e rrënuan krye-mekanizmin e arkitekturës sonë të barazisë, zemrën e Marrëveshjes së Ohrit. E anuluan Badenterin ose shumicën e dyfishtë. I ashtuquajturi “Badenter i vogël” është shpikje e cila e heq gurin mbi të cilin qëndron Marrëveshja e Ohrit. Tanimë kjo nuk ka të bërë me mosmarrëveshje politike, me debat politik! Këtu rrënohen themelet me të cilën është ndërtuar paqja dhe bashkëjetesa”, tha Bujar Osmani – nënkryetar i BDi-së .
Go to News Site