Collector
Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, Armand Duka dhe yjet e Kombëtares ndezin atmosferën në dasmë | Collector
Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, Armand Duka dhe yjet e Kombëtares ndezin atmosferën në dasmë
Telegrafi

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, Armand Duka dhe yjet e Kombëtares ndezin atmosferën në dasmë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i ka dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të muajit qershor të përfaqësueses kuqezi. Në ceremoninë festive nuk munguan figura të njohura të futbollit shqiptar. Mes të pranishmëve u panë presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, si dhe futbollistët e Kombëtares Elseid Hysaj, Mirlind Daku dhe Bujar Pllana. Atmosfera në dasmë ishte mjaft festive, me lojtarët dhe të ftuarit që u panë duke shijuar mbrëmjen dhe duke festuar së bashku një nga momentet më të rëndësishme në jetën e Arbër Hoxhës. Dasma vjen në një periudhë të veçantë për futbollistin, i cili zgjodhi të kurorëzojë dashurinë e tij menjëherë pas angazhimeve me Kombëtaren shqiptare gjatë muajit qershor. /Telegrafi/

Go to News Site