Collector
Peci: Presim votat e mërgatës, koalicioni LVV i ka votat e mjaftueshme për ta bërë qeverinë | Collector
Peci: Presim votat e mërgatës, koalicioni LVV i ka votat e mjaftueshme për ta bërë qeverinë
Telegrafi

Peci: Presim votat e mërgatës, koalicioni LVV i ka votat e mjaftueshme për ta bërë qeverinë

Kryetari i Guxo, Faton Peci i është drejtuar mediave pasi koalicioni ku bën pjesë edhe partia e tij, fituan zgjedhjet nacionale me 43 për qind të votave. Ai tha se rezultati është fantastikë dhe se koalicioni VV i ka votat e mjaftueshme për ta bërë qeverinë. "44 për qind është në nivel vendi, tash të shohim edhe numrin e votave nga mërgata. Sipas gjitha projeksioneve, koalicioni VV i ka votat e mjaftueshme për ta bërë vetë qeverinë e radhës". "Unë jam i bindur që vendi nuk do të shkoj në zgjedhje, unë mendoj që në skenën politike duhet me ju rikthye racionalitetit dhe leximit të rezultatit zgjedhor. Prapë koalicioni VV dhe Albin Kurti e ka fitu besimin e qytetarëve për të qenë kryeministër i vendit. Rezultati është fantastikë. Tri herë radhazi për 1 vit e diçka ne kemi fituar, rezultati është shumë i bukur", ka deklaruar Peci para zgjedhjeve.

Go to News Site